Ziadini dhe Bilalli përmbledhin bishtin dhe votojnë rresht për një, asgjë nga burrnia e tyre

Ndonjëherë në politikë është më mirë të heshtësh se sa të dalësh në fund blof.Akoma më keq kur gëlltit ato që ke thënë dhe vetëm për disa ditë ndryshon tërësisht duke treguar jo seriozitet politik dhe si subjekt politik.
Kjo ndodhi edhe me dy partitë shqiptare ASH dhe BESA që duke luajtur lojën e “këputjes së dafinave ” do të votoj ,nuk do të votoj,më në fund padyshim u rreshtuan pro votimit të ligjit për Prokurori Publike “besnike ” të së cilës deri në fund i mbeti vetëm VMRO duke mos e votuar atë informon Tetova sot.

Marketing

Ziadini dhe Bilalli edhe njëherë u treguan të luhatshëm dhe me qëndrime të dyzuara për shkak se përkundër asaj se ishin kategorik se nuk do votonin këtë ligj të rëndësishëm,bënë shumë zhurmë dhe në fund përmblodhën bishtin dhe votuan rresht për një, duke mos treguar asgjë nga burrnia e tyre.Në fakt votat e tyre LSDM i ka patur të sigurta përherë në këtë mandat tre vjeçarë.

Me 80 vota për dhe 6 kundër, kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, votoi Ligjin për Prokurorinë Publike dhe tani pritet shpërbërja e Parlamentit duke i hapur udhë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 Prill.