Lideri I BDI-së Ali Ahmeti nuk I ka mbyllur të gjitha dyert, por mbetet në angazhimin që unë të jem mandatari për Kryeministër – ka theksuar kandidati për Kryeministër Naser Ziberi gjatë një prononcimi për “Slloboden Peçat”. Sipas Ziberit partitë politike shqiptare kanë një consensus, që ai që ka një votë më tepër është fituesi I zgjedhjeve duke bërë thirrje që të respektohet parimi fituesi me fituesin.

“Nëse do të respektohet nuk mund t`ju garantoj, por padyshim janë të vetëdijshëm për reperkusionet dhe perspektivën politike nëse pa legjitimitet bëhen bartës të pushtetit ekzekutiv kurse BDI-në e cojnë në opozitë. Mundësia e marrjes së deputetëve nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, mendoj se do të ishte shërbimi më I keq që mund ti bëhet vendit. Duhet të respektohet vullneti I qytetarëve dhe s`kanë të drejtë as Zaevi as Mickoski e as Ahmeti të bëjnë tregti. Nuk kanë të drejtë as Zaevi e Mickoski të kërkojnë deputetë tepër që të mund të formojnë qeverinë. Duhet të respektohet parimi fituesi me fituesin”,tha Ziberi.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se procesi për formimin e qeverisë do të zgjasë duke marrë parasysh se pas zgjedhjeve nuk ka kontakte mes atyre që pritet të formojnë qeverinë, LSDM-së dhe BDI-së. Kjo sipas Nezirit për shkak të përplasjeve jo vetëm gjatë periudhës parazgjedhore por edhe gjatë koalicionimit të tyre trivjecar.

“Mendoj se BDI-ja do të parapëlqente një koalicion me LSDM-në në vend se me partitë tjera. Konflikti mes Zaevit dhe Ahmetit kaloi në baza personale, ndoshta do të dakordohen që as Ziberi e as Zaevi të mos jetë Kryeministër por ndonjë I tretë. Me siguri se BDI-ja mund të shkojë me ultimatum deri në fund dhe nëse nuk është Ziberi të mos jetë as Zaevi. Nëse LSDM dhe BDI nuk arrijnë të krijojnë qeveri atëherë me siguri mandatI do ti kalohet partisë së dytë.Do të ketë shumë negociata dhe them se I gjithë procesi do të zgjasë shumë”,tha Neziri.

Kandidati për Kryeministër Naser Ziberi në intervistën për “Slloboden Peçat” shtoi se për BDI-në nuk është më e rëndësishme që të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm, por të valorizohen përcaktimet politike dhe aspiratat, ku sic tha, Ahmeti vlerëson se vendi duhet ti rrënojë barrierat e fundit etnike me cka do të përforcoheshin kapacitetet e brendshme dhe vendi do të dëshmonte se cdo funksion është I kapshëm njëllojë për të gjithë. /KlanMacedonia