Ziberi: Maqedonia e Veriut, lider në Ballkan me 10.000 teste të bëra për Kovid-19

Me 10.000 testimet e bëra deri më tani të Kovid-19, vendi ynë është lider në Ballkan. Para nesh është vetëm Sllovenia, thotë drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi.

Marketing

Në emisionin e sotëm në Top tema, Ziberi theksoi se do të nevojitet studim më thelbësor që të dëshmohet se vallë rastin e parë të virusit korona e kemi pasur qysh në janar, shumë më herët se të fillojë pandeMEDIAL.

“Vendi është lider në Ballkan sa i përket testimit nëse merren parasysh Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Serbia… Vetëm Sllovenia është para nesh, ndërsa me Kroacinë kemi gati numër të njëjtë. Rreth 3.000 teste kemi bërë vetëm në Shkup, ndërsa 10.000 gjithsej në shtet, që nuk është pak në milionë banorë. Nuk jam i bindur se numrat nga Bullgaria janë relevante. Me Shqipërinë jemi afër me numrin e banorëve, por ata kanë 4.000 teste”, theksoi Ziberi.

Sa i përket pyetjes se cili është parimi i bërjes së testeve, drejtori është i vendosur se shkohet sipas protokollit që vlen për të gjithë pacientët. Gjatë kësaj, nuk mund të thuhet se testi është 100 për qind i saktë ose i sigurt, por u tregua se gabimet janë minimale.

“Secili testohet për së dyti herë pasi të kalojnë 14 ditë nga testimi i parë. Si i shëruar, konsiderohet ai i cili do të tregojë rezultat negativ në dy testet të cilat bëhen në afat prej 48 orëve. Ky është protokoll i cili vlen për të gjithë”, theksoi Ziberi.

Drejtori shtoi edhe se, sipas të dhënave që kanë, gjatë kësaj periudhe 17.000 persona konsiderohen si pacientë të sëmurë nga gripi sezonal.

“Do të vijë koha kur do të bëhen analiza se vallë virusi korona ishte i pranishëm te ne që në janar, gjegjësisht para pandemisë. Tani është prioritet të kalohet situata aktuale alarmante, ndërsa pastaj do të bëhen analiza gjithëpërfshirëse”, tha Ziberi.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit -Shkup, Viktor Isjanovski, tha se pajisje mbrojtëse ka mjaftueshëm. Deri më 14 prill janë blerë 48.100 maska mbrojtëse, 230.000 palë doreza dhe rreth 3.000 skafanderë, ndërsa nëse është e nevojshme, mjetet që tashmë ishin planifikuar për diçka krejt ndryshe, do të ridestinohen.

Isjanovski informoi edhe se për 45 ditë me BSZH janë vaksinuar 3.348 fëmijë. siç tha, sipas gjitha gjasave prindërit pikërisht në këtë situatë me virusin korona e kanë kuptuar se sa është e rëndësishme vaksina.

Sa i përket kontrolleve sistematike, theksoi se do të realizohen në poliklinikën e MPB-së, me çka personave iu jepen maska dhe doreza.

Marketing