Ziberi nga Krusheva: Do jem Kryeministër për të gjithë! Ftoj gjithë komunitetet të votojnë për shpresën e re në vend

Sot nga qyteti i Krushevës Kandidati për kryeministër të parë shqiptar
Naser Ziberi ia nisi duke rikujtuar historikun e këtij vendi i cili në
vete ngërthen histori të rëndësishme duke filluar nga ai i Kryengritjes
së Ilindenit gjë që simbolzon çlirimin nga Perandoria Osmane. Njëherit
“Maqedonia e Veriut, është vend që ne të gjithë e duam dhe e quajmë
atdheun tonë, ka kaluar shumë kryengritje, revolucione dhe luftëra në të
kaluarën, gjithmonë duke luftuar për pavarësi e gjithashtu ka pasur edhe
tensione ndëretnike.  Ne luftuam së bashku kundër armiqve nga jashtë,
dhe luftuam kundër njëri-tjetrit, kur shqiptarët kërkuan barazi”.

Marketing

Në fjalën e tij Ziberi  theksoi se “Edhe pse luftërat ishin të
domosdoshme – kurrë nuk është lufta ajo që sjell sukses, është gjithnjë
paqja. Jemi të suksesshëm, vetëm kur luftojmë së bashku dhe jo kundër
njëri-tjetrit, shqiptarët, maqedonasit, turqit, serbët, vllehët,
boshnjakë dhe romët, ne mund të jemi etnitete të ndryshme, por ne ndajmë
një vend, ndajmë shtëpinë tonë, së bashku, arritëm paqe, së bashku
arritëm anëtarësimin në NATO dhe së bashku do të arrijmë anëtarësimin në
Bashkimin Evropian, të bashkuar, ne do ta bëjmë jetën në Maqedoninë e
Veriut më të mirë për të gjithë qytetarët dhe do të krijojmë një të
ardhme mundësish më të mirë për fëmijët tanë”.

Mes tjerash ai iu referua edhe luftës për çlirim nga politika dypolësh i
poshtetit të ndarë midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në kto tridhjet
vitetet e fundit “Një luftë e ftohtë politike, ku askush nuk mund të
fitojë, por një gjë është e sigurt, qytetarët gjithmonë kanë humbur dhe
ne jemi akoma të mbërthyer në këtë sistem të vjetruar politik, i cili i
shërben vetëm vetes dhe partive politike, i cili bazohet në ndarje dhe
urrejtje, lufta kundër këtij sistemi, lufta për çlirim nga ky dypolësh
është demokratike, paqësore dhe jo e dhunshme. Thjesht duhet të përdorim
të drejtën tonë themelore për të votuar – edhe pse partitë e vjetra
maqedonase e rrezikojnë edhe këtë”- tha Ziberi.

Në fjalën e tij ai ju bëri thirje qytetararëve që “pavarësisht
përkatësisë etnike dhe politike – le ta ecim së bashku këtë rrugë, le të
ecim përpara së bashku në një shtet të ri, bashkëkohor demokratik, ku
qytetarët janë të barabartë dhe ku të drejtat demokratike janë të
paprekshme. Ai u zotua se “Si Kryeministër i parë madje edhe jopartiak
dhe i pavarur i Maqedonisë së Veriut, unë do të jem në shërbim të
qytetarëve. Detyra ime është që Qeveria të punojë për qytetarët, t’i jap
fund regjimit partiak dhe të krijoj një vend më të mirë për të gjithë
ne. Për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjitha etnitë tjera, duke shtuar
se “Krusheva është një simbol i çlirimit dhe i pavarësisë, zgjedhja e
Kryeministrit të parë shqiptar do të jetë një simbol i barazisë dhe i
një demokracie të re, bashkëkohore, por edhe më shumë”

Ziberi fjalën e tij e përfundoi duke ju premtuar se “Unë do të jem një
Kryeministër më i mirë për të gjithë qytetarët, për shqiptarët,
maqedonasit dhe të gjithë prej jush, si Kryeministër jopartiak, unë do
tu përkushtohem juve, qytetarëve, dhe obligimi im i vetëm është që ta
bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend më të mirë, me më shumë prosperitet,
me një cilësi më të mirë të jetesës, me më shumë transparencë dhe barazi
të vërtetë. Le ta lëmë të kaluarën pas dhe të ecim së bashku drejt një
të ardhme më të mirë.  Le ta realizojmë ëndrrën”

Marketing