Ziberi nga Struga: Vota 9 e bën kryeministrin shqiptar

Karvani “Realizo Ëndrrën”, sot gjatë ditës ka vizituar fshatrat e Komunës së Strugës ndërkaq në tubimin qendror para qytetarëve të Strugës ju prezantuan me fjalimet e tyre, duke filluar nga nikoqiri i këtij tubimi,kryetari i Komunës, z. Ramiz Merko, kandidati për deputet njëherit bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 5-të, kryetari i Parlamentit, z. Talat Xhaferi, Kandidati i parë shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut z. Naser Ziberi si dhe Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti.

Marketing

Kandidati i parë shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut z. Naser Ziberi potencoi në fillim të fjalimit të tij se sot ka qëndruar në shumë fshatra të Komunës së Strugës, ku para banorëve janë zotuar se premtimeve do ti dalin zot dhe se nga ana e tyre kanë marrë përgjigje se do ti mbështesin me 15 korrik duke rrethuar numrin 9-të, pasi idetë e BDI-së gjithmonë janë bërë realitet.

“Gjithë andej ku kemi qenë ju besojnë fjalëve tuaja z. Ahmeti, sepse në Llabunishtë me sinqeritetin më të madh e thanë PO njëzëri do ta mbështesim z. Ahmeti, pasi ai asnjëherë nuk na ka tradhtuar, çdo herë na ka mbështetur dhe çdo gjë që e ka thënë e ka bërë realitet. Të dashur qytetar të Strugës e pranoj se kam mbetur pa tekst, pasi me këtë më shtohet përgjegjësia ndaj detyrës që më ka ngarkuar z. Ahmeti për ti dal zot e me dinjitet. Zotohem se si kandidati i juaj për Kryeministër do të jap atomin e fundit që të qeverisim, me llogaridhënie që të qeverisim me dinjitet, transparencë dhe profesionalizëm. Me këto parime të ushtrimit të pushteti e kthejmë besimin te populli. Zotohem që besimin e juaj ta shndërroj në vepra që nga përcaktimi i shenjtë për barazi duke demontuar edhe çerdhet e fundit që dëshirojnë të na pengojnë në këtë aspiratë sa Kushtetuese ligjore ashtu edhe madhore, ”

Kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Naser Ziberi, ju bëri me dije qytetarëve të Strugës se kërkohet hisja që ju takon dhe nuk dëshirohet hisja e askujt tjetër.

“Ne duam atë që mund ta dëshirojë çdo aspirues liridashës në të gjithë rruzullin tokësor. I lus të gjithë votuesit shqiptarë, të gjitha partitë politike që janë legjitime në garën elektorale të dalin nga kornizat e ngushta partiake dhe të mbështesin këtë ide të këtij kolosi z. Ahmeti dhe ta ngremë zërin me kryeministër shqiptar. Të dashur vëllezër votoni siç ua donë zemra, por një gjë ta dini, rrethimi i çdo numri tjetër, bënë kryeministër o Zoranin ose Hristijanin, prandaj rrethoni numrin 9-të dhe ngrijeni dinjitetin shqiptarë,” përfundoi Ziberi.

Marketing