Zidane, Allegri dhe planet e Realit, i zbulon të gjitha Romano

18:09 | 16 Maj 2021

Marketing

Gazetari i njohur italian ka zbuluar të gjitha prapaskenat që janë duke ndodhur te Real Madrid.

Trajneri Zinedine Zidane është duke konsideruar largimin, derisa presidenti Florentino Perez ka tri opsione për ta zëvendësuar teknikun francez, transmeton lajmi.net.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë Zidanes dhe kjo do kuptohet sapo të përfundojë ky edicion.

Trajneri Massimiliano Allegri shihet si favoriti dhe është takuar me klubin këtë vikend, derisa është i hapur të marrë stolin e “Los Blancos”.

Klubet italiane gjithashtu e duan Allegrin, por ky i fundit e ka bërë prioritet stolin e Realit, andaj është duke pritur përgjigje nga Florentino Perez.

Opsion tjetër, është edhe trajneri i Real Madrid Castilla, Raul Gonzalez që kërkohet edhe nga Eintracht Frankfurt.

Gjithçka do vendoset në fund të edicionit, ku Perez do zbulojë projektin e ri te gjigantit spanjoll./Lajmi.net/

Marketing