Zidane do të largohet nga Reali?

“E ardhmja? Kjo pyetje është bërë shumë e mërzitshme, nuk e di çfarë do të ndodhë. Unë po bëj maksimumin tim, por gjithçka mund të ndodhë. Ka momente kur duhet të qëndrosh aty ku je, por ka edhe raste kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve“.

Marketing

Këto kanë qenë fjalët e Zinedine Zidane në konferencën për shtypin para transfertës e cila pritet të jetë nesër ndaj Athletic Bilbao.

Teksa zërat e largimit nga Real Madrid janë shtuar së fundmi fundit, emra si Raul dhe Max Allegri përfliten për ta zëvendësuar në pankinë.

Nga ana tjetër gazetari spanjoll i El Transistor, Fernando Burgos raporton se trajneri francez ua ka bërë të qartë lojtarëve të Real Madrid që do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit.Duket se Zizou dëshiron të provojë një aventurë të re.

https://twitter.com/goal/status/1393660142189785091?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1393660142189785091%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Marketing