Zidane e fillon sfidën në Real Madrid me fitore

Zinedine Zidane ka arritur ta fillojë me fitore sfidën e tij si trajneri i Real Madridit, për herë të dytë, pasi u emërua në këtë post në fillim të kësaj jave, të hënën.

Marketing

Real Madridi siguroi fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Celta Vigos, e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga, në stadiumin Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Golin e parë për këtë ndeshje e shënoi Isco në minutën e 62-të të ndeshjes. Këtë gol e asistoi Karim Benzema, i cili u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë lojtarët, sipas Sofascore.

Ndërsa, në minutën e 77-të, Gareth Bale e shënoi golin e sigurisë, duke ia siguruar Real Madridit tri pikët e kësaj ndeshjeje.

Fitorja në këtë ndeshje mund të ketë përfunduar edhe me një rezultat më të thellë, mirëpo futbollistët e Real Madridi i humbëm dy raste shumë të mira për të shënuar gol, përderisa dominuan me 54 për qind të posedimit të topit.

Përkundër kësaj fitoreje, Real Madridi mbetet larg lideres së La Ligës, Barcelona, e cila ka nëntë pikë më shumë se madrilenët me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Marketing