Zidane flet pas “El Clasicos”

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për epilogun e “El Clasicos”.

Real Madridi triumfoi në “El Clasico” ndaj Barcelonës në një ndeshje që prodhoi dramë.

“Los Blancos” arritën fitore me rezultatin 2-1, me golat e Benzemas dhe Toni Kroos.

Marketing

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për ecurinë e ndeshjes. Ai deklaroi se “Los Blancos” kanë arritur limitin fizikisht pas orarit të ngjeshur të ndeshjeve.

“Fizikisht kemi arritur limitin, na duhet lojtarët për ndeshjet e ardhshme. Jemi në limit, por jemi gjallë”, tha ai.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, Barcelona është një skuadër fantastike”, shtoi ai.

“E kontrolluam ndeshjen dhe e merituam fitoren, kishim shumë raste”, tha Zidane.

“Asgjë nuk do të ndryshojë pas kësaj ndeshje, ne do të vazhdojmë kështu dhe nuk do të dëgjojmë ato gjëra që thuhen jashtë”, përfundoi Zinedine Zidane.