Zidane flet pas turpërimit të Real Madridit

Zinedine Zidane ka thënë se ndeshja e Real Madrid kundër Atletico Madridit, ishte një miqësore për skuadrën e tij, por jo edhe për kundërshtarët.

Marketing

Real Madrid u mposht me rezultat 3:7 nga Ateltico Madrid në International Champions Cup.

“Për momentin, është ajo që është”, ka deklaruar Zidane duke folur për skuadrën që ka.

“Ne jemi të motivuar dhe të uritur. Sot ishte një miqësore, por jo edhe për Atleticon”.

“Jam i bindur që ky ekip do të bëjë gjëra të mira këtë sezon, dhe ne do ta shohim atë shumë shpejtë”.

Marketing