Zidane harron Pogba, gati oferta e çmendur për yllin e Serisë A

Merkato e futbollit nuk mbyllet në asnjë moment.

Marketing

Të mëdhatë e Europës po studiojnë goditjet që do të bëjnë në verë dhe në shtëpinë e Real Madrid, Zidane duket se ka një emër për t’i propozuar presidentit Perez.

Trajneri francez duket se ka hequr dorë nga Pogba dhe tani ka vënë në shënjestër Sergej Milinkovic-Savic. Lazio ka refuzuar oferta të rëndësishme edhe nga Angli për 24-vjeçarin, por Florentino Perez, sipas Don Balon, duket se ka bërë gati një ofertë të parezistueshme.

Në Spanjë flitet për 70 milionë euro, plus përfshirjen e James Rodriguez në operacion. Domethënë, jo një ofertë e zakonshme. E sigurt është se për këtë çështje do të diskutohet në verë. Ndërkohë, Real Madrid ka dhënë një sinjal të fortë.

Marketing