Zidane i gatshëm për të zëvendësuar Mourinhon

Zinedine Zidane është i interesuar për të marr drejtimin e Manchester United, sipas The Sun.

Marketing

Ai tashmë sipas të përditshmes angleze, po merr mësime në anglisht për t’u bërë gati për detyrën e re.

Francezi, i cili u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar, konsiderohet të jetë një kandidat ideal për të zëvendësuar Jose Mourinho i cili sezonin e ri në premierligën angleze e nisi jo mirë pasi ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim duke qëndruar kështu në pozitën e shtatë dhe 10 pikë të arkëtuar.