Zidane në pikëpyetje, ja emrat që mund ti zenë vendin te Real Madrid

Pankina e Zinedine Zidane te Real Madrid është në pikëpyetje.

Marketing

Rezultatet e dobëta, përfshirë edhe dy humbjet e njëpasnjëshme në kampionat dhe Champions League kanë lëkundur besimin e klubit merengues ndaj teknikut francez.

Një ditë para El Classicos me Barcelonën, mediat spanjolle kanë publikuar tashmë edhe emrat që mund ta zëvendësojnë Zizu-në.

Në shtypin spanjoll po flitet gjithmonë e më shumë për ish-sulmuesin e famshëm Raul, që drejton Real Castilla-n, e mes ish-kapitenit dhe trajnerit francez është lakuar gjithashtu edhe emri i argjentinasit Mauricio Pochettino, kështu që skuadra apo qoftë edhe vetë trajneri Zinedine Zidane kanë thjesht katër ditë kohë, pra sfidat me Barcelonën dhe Borussia Munchengladbahun për të shmangur një përkeqësim të mëtejshëm të situatës, që natyrisht mund të lërë pasojë deri në atë pikë sa për të ndryshuar edhe timonierin e ekipit.

Marketing