“Zidane një ditë do të jetë trajner i Francës”

Zinedine Zidane patjetër që do të drejtojë Francën një ditë, sipas trajnerit aktual të kësaj kombëtare, Didier Deschamps.

Marketing

Francezi sot gjatë ditës njoftoi largimin nga Real Madrid.

Deschamps që do të drejtojë Francën në Kupën e Botës këtë verë, është i bindur se Zidane do të marrë drejtimin e ‘Gjelave’ një ditë.

“Sigurisht që një ditë do të jetë trajner i Kombëtares franceze. Kur? Këtë nuk mund ta them unë”, ka deklaruar Deschamps.

Marketing