“Zidane nuk donte ta largonte Navasin”

22:28 | 11 Prill 2021

Marketing

Paraqitjet e mira të portierit Keylor Navas te PSG-ja janë duke u vërejtur.

Portieri ishte i mahnitshëm në fitoren ndaj Bayern Munichut, duke i ndihmuar skuadrës të mposhtin kampionin e Evropës në “Allianz Arena”, transmeton lajmi.net.

Ish bashkëlojtari i Zidanes, Frank Lebouet ka zbuluar një detaj interesant për të kaluarën e Navas gjatë një interviste për “Telefoot”.

“Zidane nuk donte ta largonte Navasin nga Real Madrid dhe arsyeja është e lehtë. Portieri më i mirë në botë është Keylor Navas”, tha ai.

Sidoqoftë, në portën e “Mbretërve” është duke shkëlqyer portieri Thibaut Courtois./Lajmi.net/

Marketing