Zidane nuk ofron garanci për Bale, thotë se për të ardhmen e tij vendos në verë

Zinedine Zidane ka thënë se e ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid do të vendosët në përfundim të këtij sezoni.

Marketing

Zidane nuk ka ofruar asnjë garanci se Bale do të mbetet në Madrid, por theksoi se me gjasë ai do ta luajë rol kyç në dhjetë ndeshjet e fundit të klubit këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

“Gareth është pjesëtar i rëndësishëm i skuadrës”, tha Zidane para ndeshjes kundër Huescas të dielën në La Liga.
“Ne e dimë çfarë ka bërë ai këtu, madje edhe në finale të Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.

“Askush nuk mund t’ia marrë atë që e ka bërë ai. Ne e dimë që ai mund t’i sjellë shumë skuadrës dhe do të llogarisim në të. Do t’i luajmë këto 10 ndeshje dhe më pas shohim”, theksoi francezi.

Marketing