Zidane po kthehet tek Juventus?

Zinedine Zidane mund të bëjë një rikthim të madh tek skuadra e Juventus.

Marketing

Së fundmi raportohet se Zidane është një nga emrat potencial për të marrë drejtimin e stoli të skuadrës së Juventus.

Sipas ‘Le10Sport’, nëse Massimiliano Allegri vendos të largohet në fund të sezonit, do të jetë ‘zizou’ ai që do ta zëvendësojë atë.

Zidane që u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar ka qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Chelsea, pasi Maurizio Sarri është në dyshime.

Gjithsesi, francezi tani po përmendet për një rikthim të mundshëm tek Juventus, ku kishte kaluar pesë vite si lojtar, gjatë viteve 1996-2001.

Zidane korri suksese të mëdha si trajner, duke fituar Ligën e Kampionëve tri herë radhazi me Real Madrid. /Lajmi.net/

Marketing