Zidane: Siç ka thënë edhe Isco, duhet të marrë vendime të vështira

Real Madridi e ka një skuadër të shëndoshë dhe përgatitur fizikisht për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, që natyrisht është gjë pozitive, por e cila ia vështirëson shumë punën trajnerit Zinedine Zidane për ta zgjedhur formacionin startues.

Marketing

Trajnerit francez do t’i duhet t’i lërë jashtë disa lojtarë mjaft të talentuar, dhe siç ka thënë edhe Isco së fundmi, detyra e tij nuk është aspak t’u pasur zili.

Në konferencë për media para finales të premten, Zidane u pyet nëse lojtarët që do të lihen jashtë mund të mendojnë se janë më pak të shkëlqyeshëm, përderisa ai nuk mendon ashtu.

“Jo! Nuk duhet të mendojmë ashtu”, u përgjigj Zidane.

“Siç ka thënë edhe Isco, nuk është mirë, por mua më duhet t’i marrë ato vendime si trajner. Të gjithë lojtarët janë shumë të mirë, por ne e kemi një filozofi ekipore. Lojtarët mund të jenë të zhgënjyer, por kur ndeshja nis ata e dinë se janë pjesë e ekipit”, shtoi ai.

Marketing