Zidane: Situata me Balen nuk ka ndryshuar

Zinedine Zidane e ka vlerësuar paraqitjen e Gareth Bales ndaj Arsenalin, mirëpo ka insistuar se nuk ka ndryshuar asgjë në situatën e uellsianit.

Marketing

Uellsiani u inkuadruar në lojë nga banka rezervë, derisa ishin duke humbur 2-0 nga skuadra londineze, e që e barazuan rezultatin në 2-2 në minutat e rregull, për të fituar më pas nga penalltitë 3-2 në International Champions Cup.

Anësori 30-vjeçar do të largohet nga Los Blancos në këtë afat kalimtar, derisa trajneri francez tha pas ndeshjes se situata e tij mbetet e njëjtë.
“Ai ka zhvilluar sot një ndeshje të mirë dhe jam i lumtur për të. Si për të gjithë lojtarët e mi”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

“Bale është me ne dhe do të vazhdojë të punojë. Luajti mjaftë mirë kur ishim dhjetë lojtarë kundër 11 të tyre, madje më mirë kur u bëmë dy skuadrat e barabarta në fushë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ai dëshironte të luante dhe një ditë më herët jo”.

“Nuk kam biseduar me të. Është stërvitur normalisht dhe për këtë luajti. Asgjë nuk ka ndryshuar, ju e dini si është situata”, ka shtuar më tej strategu francez.

Bale është duke u kërkuar nga skuadrat si, Manchester United, Interi dhe nga liga e Kinës, derisa problem mbetet paga e tij e lartë prej 600 mijë euro në javë që e përfiton te Real Madridi.

Marketing