Zidane thyen një rekord të Mourinhos me fitoren e sotme

Francezi e përmbysi rezultatin me Osasunan duke fituar në fund 1-4, kurse tani është gjashtë pikë para Barcelonës
Fitorja e Real Madridit prej 4-1 kundër Osasunas të dielën shënoi edhe një rekord legjendar në historinë e këtij klubi.

Marketing

Kjo është fitorja e 88-të e tij në La Liga-duke bërë që Zidanë të jetë mbi Jose Mourinhon dhe të rangohet në vendin e tretë si trajneri me më se shumti fitore me Madridin në top ligën e Spanjës.

Vetëm Miguel Munoz, i cili ka menaxhuar për 14 vite klubin, nga viti 1960-1974 dhe Vicente del Bosque ka fituar më shumë ndeshje si menaxher i skuadrës në Santiago Bernabeu.
Gjërat u duken se nuk do të shkonin ashtu siç kishte planifikuar në stadiumin El Sadar, ku Unai Garcia ju dha atyre një avantazh qysh në fillim të ndeshjes.

Golat nga Isco dhe Sergio Ramos kthyen ndeshjen në favor të musafirëve para se të vinte pushimi në mes të pjesëve, me dy gola të vonshëm nga Vazquez dhe Jovic që ia siguruan fitoren Los Blancos.

Ramos pati paraqitjen e 440 me Madridin në ligë, duke u bërë lojtari i pestë me më se shumti paraqitje me fanellën e bardhë, duke kaluar edhe Faernando Hierron.
Rezultati bën që Madridi të këtë gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë, Barcelona, në vendin e dytë por që katalunasit do të përballen me Real Betisin sonte në ora 21:00.

Marketing