Zidane uron Chelsean: Ishin më të mirë, merituan kualifikimin

23:58 | 5 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka reaguar pas humbjes ndaj Chelseas dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Real Madrid ka dështuar të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo prapë se prapë Zidane uroi kundërshtarin në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton lajmi.net.

Zidane: “E uroj Chelsean, të cilët kanë qenë më të mirë. I përgëzojë edhe lojtarët e mi”, ka thënë ai.

“Ka qenë një vit me shumë lëndime dhe ngritje dhe zbritje. Akoma kemi bërë gjëra të mëdha. Ne duhet ta përgëzojmë Chelsea-n, i cili ka qenë më i mirë. Tani e tutje, do të mendojmë vetëm për La Ligan”.

Tutje, francezi ka deklaruar se ata janë munduar shumë për të fituar, mirëpo në fund ky është futbolli./Lajmi.net/