Zidane zgjedh përforcimin “numër 1” në Real Madrid

Trajneri Zinedine Zidane ka një futbollist të preferuar që dëshiron ta transferojë në Real Madrid.

Nuk është hera e parë që Real Madrid pret deri në momentet e fundit për transferimin e një futbollisti të madh.

Njësoj kishte ndodhur edhe në të kaluarën, jo gjithmoën duke ia dalë me sukses në fund.

Marketing

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se “Los Blancos” janë duke u ballafaquar me situatë të ngjashme edhe tani.

Trajneri Zinedine Zidane kërkon transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba

Pogba ende ka mundësi të largohet nga Old Trafford deri më 2 shtator, kur do të mbyllet afati kalimtar në ligat tjera të mëdha evropiane në përjashtim të Premierligës që tashmë i ka përfunduar marrëveshjet në blerje, por ende mund të shesë.