Ziliqarët”e Bleonës shfaqen më 8 Mars

Ndërsa kohët e fundit vazhdimisht në mediat sociale na ka zbuluar detaje të vogla nga “Haters” (Ziliqarë), duket se Bleona është gati për publikimin e këngës së saj më të re, e cila pritet të jetë online më 8 Mars. Jo më kot, ajo ka zgjedhur këtë datë, me synimin për t’i dhënë më shumë zë rëndësisë së fuqizimit të gruas dhe imazhit të saj, ndërkohë që ky krijim artistik synon të godasë edhe një tjetër fenomen.

Marketing

Është fjala për komentet negative në rrjetet sociale, të fokusuara ndaj personazheve të njohur dhe të adresuara, nga persona të cilët shpesh fshihen nën llogari të rreme. Autore e tekstit së bashku me Anders Grahn, duket se ky krijim është thellësisht personal, ndërsa Bleona bashkëpunon me producentin Oliver Rosa, në një klip të Chris Applebaum. “Haters”, i paraprin krijimeve të tjera muzikore që këngëtarja pritet të nxjerrë në vijim, në bashkëpunim me artistin e njohur Timbaland.

https://www.instagram.com/p/B9Z1LtwJXMT/?utm_source=ig_embed