21:53 | 12 Prill 2021

Që nga arritja te Chelsea, sulmuesi Hakim Ziyech ka dështuar të luajë rregullisht shkaku i lëndimeve dhe garës së madhe nga rivalët.

Sidoqoftë, që nga ardhja e Thomas Tuchel në krye, mundësitë që maroku të jetë titullar kanë qenë të vogla, pavarësisht gatitshmerisë së tij, transmeton lajmi.net.

Arsyeja kryesore mbetet forma e mrekullueshme e anglezit Mason Mount.

Mount ka luajtur si mesfushor ofensivë dhe golat ndaj Portos dhe Crystal Palace veçse e kanë forcuar pozitën e tij.

Sipas mediave angleze, Ziyech ndoshta do largohet pas vetëm një viti në “Stamford Bridge” dhe të transferohet në Seria A, ku kërkohet nga Juventus.

Tuchel pas fitores ndaj Atleticos ia kishte bërë të ditur lojtarit se duhet të përmirësohet, ndërsa vendimi përfundimtar nëse do qëndrojë do t’i takojë sulmuesit./Lajmi.net/