Zjarr brenda Piramidës në Tiranë, zjarrfikësit shuajnë flakët

Ambjentet e brendshme të Piramidës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë përfshirë nga flakët.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe është fikur më pas nga zjarrfikësit.

Nuk dihen ende shkaqet e flakëve. Aktualisht Piramida është e rrethuar pasi ka nisur puna për transformimin e saj.

Një muaj më parë Bashkia e Tiranës shpalli fituesin e tenderit për “Rijetësimi i Piramidës së Tiranës”. Bashkimi i operatorëve “Fusha” shpk & “EDIL-AL-IT” shpk kanë fituar tenderin e hapur në gusht.

Plani për transformimin e Piramidës u prezantua në vitin 2018, kur u vendos gjithashtu që ajo të kthehet në kthehet në qendër për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.

Marketing