Zjarr i madh në Strugë, përfshihen nga flakët 33 varka (VIDEO)

Zjarr i madh mbrëmë ka shpërthyer në qendër të Strugës, është djegur parkingu i klubit “Snegar” nga Struga.

Marketing

Njësitë zjarrëfikëse kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, mirëpo për fat të keq, të djegura kanë përfunduar 33 varka me vela, dhe 4 varka me motor si dhe komplet dokumentacioni, 60 vjet i vjetër i klubit.

Është shkaktuar dëm i madh material, mirëpo për fat të mirë nuk ka të lënduar. Anëtarët e klubit “Snegar” kanë ngelur të zhgënjyer pas fatkeqësisë së madhe e cila  e kaploi këtë klub.

Marketing