Zjarr masiv në Berat, dyshohet se babë e bir janë viktimat

Një zjarr masiv ka rënë gjatë natës në një banesë në Berat dhe dyshohet se i ka marrë jetën dy personave. Deri tani mësohet se viktimat janë babë e bir.

Marketing

Policia e qytetit sqaron se fillimisht është djegur banesa që është në pronësi të J.V. e më pas flakët janë përhapur dhe në 3 shtëpi të tjera.

Deri tani bëhet me dije se janë djegur dy banesat që ishin në të njëjtin kat të pallatit, shtëpitë e R.S dhe P.N. e më pas është djegur dhe banesa në katin e tretë të pallatit, në pronësi të M.H..

Pas njoftimit për ngjarjen, zjarrfikëset kanë shkuar tek banesat që po digjeshin dhe kanë vënë flakët nën kontroll.

Po ashtu grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

Marketing