Zjarr masiv, rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci

Vatrat e zjarrit sot kanë prekur rrethin e Krujës.

Marketing

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos në zonën e Krastës.

Sipas raportimeve nga terreni, zjarri rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci.

Marketing