Dyzet lopë, dhjetë viça, një traktor, dru për ngrohje dhe makineri tjetër bujqësore janë djegur mbrëmë në tre objekte në fshatin Konjare e Vjetër, komuna Novosellë.

Komandati i Njësitit të zjarrfikësve në Strumicë, Aleksandar Gudev, informoi se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë automjete zjarrfikëse nga Strumica dhe Novosella me dhjetëra zjarrfikës.

Zjarri është vënë pasdite dhe është lokalizuar në mesnatë, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë lejuar që të përhapet drejt shtëpive dhe objekteve fqinje.

Gjatë natës zjarrfikësit kanë mbetur në vendin e zjarrit që të mos vihet deri në rindezje të zjarrit për shkak të sasisë së madhe të sanës në objektet që janë në afërsi të objekteve të djegura.

Ekipe eksperte i hetojnë shkaqet e zjarrit.