Zjarr në një banesë në Veles, pronarja dërgohet në spital

Zëdhënësi i SPB-së Veles Verolub Dodevski informon se dje rreth orës 12:30 në rrugën “Gjorgji Vojteh” në Veles në banesën pronësi e K.M.(77) është shkaktuar zjarr në njërën nga dhomat me ç’rast janë djegur mobiljet.

Marketing

“Nga ana e NJTKZ zjarri është lokalizuar rreth orës 13:30.

Pronarja e banesës është dërguar në ISHP Spitalin e përgjithshëm-Veles ku është mbajtur për shërim”, sqaroi sot Dodevski.