Zjarr në një pallat tek “Shallvaret”, 3 zjarrfikëse në vend, vihen nën kontroll flakët – shpëtohet një grua e moshuar

Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e “Shallvareve” në Tiranë, ku ka përfshirë katin e shtatë të pallatit.

Në vend kanë shkuar tre zjarrfikëse dhe një autoshkallë dhe pas disa minutave punë flakët janë vendosur nën kontroll, teksa është djegur një dhomë e apartamentit.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë dalë të alarmuar.

Marketing

Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një grua të moshuar e cila ishte mbyllur në banjo për t’i shpëtuar flakëve. Gruaja u transportua në spital për shkak të problemeve nga tymi.