Zjarr në rrethinën e Prilepit

Zjarri që përfshiu barin e thatë dhe plantacione në afërsi të Prilepit, ka qenë aktiv për më shumë se shtatë orë. Janë shpëtuar vreshtat dhe pishat, si dhe vilat rreth zonës, thonë nga Njësia kundër Zjarreve – Prilep, por zjarri mbetet aktiv.

Marketing

Ka tre ekipe në terren, me gjithsej 11 zjarrfikës për të shmangur fatkeqësinë.

Siç është njoftuar nga Njësia kundër Zjarreve – Prilep, zjarri është vërejtur rreth orës 12:30, së pari në një deponi mbeturinash dhe nëpër barë të thatë përreth lokalitetit Dabnica. Zjarri kishte dy kahe, por zjarrfikësit arritën të shpëtojnë vilat e pushimeve aty pranë, vreshtat dhe pishat si dhe zonën e Zagradit.

Banorët përreth gjithashtu morën pjesë në shuarjen. Zjarri është akoma aktiv dhe ekipet janë ende në terren.

Marketing