Zjarre në Kumanovë e Likovë

Dy zjarre janë aktive në rajonin më të gjerë të Kumanovës, në fshatin Zhivinje dhe mbi Nikushtakun, informojnë kompetentët nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve dhe nga filialja në Kumanovës e “Pyjeve të Maqedonisë”.

Marketing

Në Zhivinje, në kufirin me Shën Nikollën digjet pylli i ulët, por për shkak të erës ekziston rrezik të përhapet dhe të përfshijë pyll të lartë të dendur.

“Edhe në mëngjes është aktiv zjarri, e kanë shuar ekipet tona dhe njësia e zjarrfikësve dhe sot do të kërkojmë ndihmë nga zjarrfikësit”, deklaroi , drejtori i filiales në Kumanovë, Luan Bajrami.

Ende digjet pylli i dendur i ulët në Likovë, mbi fshatin Nikushtak në vendin “Bare”. Ekipet e ekonomizmit me pyjet deri në trembëdhjetë të punësuar dhe me ndihmën e dymbëdhjetë banorëve të atij vendi e kanë shuar zjarrin. Dje me aeroplan janë munduar edhe kompetentët ta shuajnë këtë zjarr.

Marketing