Zjarret i afrohen qendrës bërthamore të Çernobilit (VIDEO)

Zjarret nëpër pyjet në veri të Ukrainës që po vazhdojnë tash e disa ditë tani nuk janë më shumë se disa kilometra larg nga qendra bërthamore e braktisur e Çernobilit, thuhet në raporte.

Marketing

Operatori turistik Yaroslav Emelianenko tha se zjarret tani kishin arritur në qytetin e braktisur Pripyat.

Ai tha se tani ishte vetëm 2 km larg nga vendi ku ruheshin mbetjet më të rrezikshme nga uzina.

Greenpeace tha se zjarret ishin shumë më të mëdha nga sa menduar fillimisht autoritetet.

Dega e OJQ-së në Rusi, e cituar nga Reuters, tha se zjarri më i madh mbuloi 34,000 hektarë, ndërsa një zjarr i dytë vetëm një kilometër nga uzina e dikurshme ishte përhapur në 12,000 hektarë.

Emelianenko gjithashtu tha se nëse zjarri përfshinë qytetin Pripyat do të ishte një fatkeqësi ekonomike, pasi vizitat turistike të mbikëqyrura sigurojnë të ardhura të vlefshme.