‘Zjarret’, Spasovski: Dyshojmë se nxiten për arsye politike

MPB ka ngritur deri tani 9 padi penale ndaj nxitësve të zjarreve që janë kthyer javëve të fundit në problem serioz në vend.

Marketing

Pjesa më e madhe e atyre që ndezin zjarret janë në lidhje biznesore me pjesën e tregtisë me drunj. Ministri i brendshme, Oliver Spasovski, akuzon madje se disa prej zjarreve nxiten edhe për arsye politike. Sipas tij, MPB ka arsye serioze të besojë në këtë dhe thotë se dyshimet do të vërtetohen në periudhën e ardhshme.

“Bëhet fjalë për terrorizëm serioz që i bëhet pyjeve të vendit”,- tha Spasovski duke shtuar se nëse zjarrvënia bëhet për arsye politike, u dërgon mesazh politikanëve të mos merrem me punë që i bëjnë dëm drejtpërdrejt natyrës dhe shtetit vetëm për pikë të vogla politike.

Marketing