Zjarret vdekjeprurëse që përfshinë hapësira pranë Athinës këtë javë, mund të jenë ndezur me dashje, tha zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Mikos Toska.

“Nuk ka vetëm indikacione, por edhe shenja për zjarrvënie”, tha ai, duke mos dhënë më shumë detaje, transmeton REL.

Së paku 82 njerëz vdiqën nga zjarret, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për rreth 30 të tjerë të zhdukur.

Të gjitha zjarret që kanë paraqitur kërcënim për komunitetet e banueshme janë shuar, thanë autoritetet.

Aeroplanët zjarrfikës dhe fuqia punëtore nga Italia, Spanja, Qiproja dhe Rumania ndihmuan në zbutjen e flakëve.

Artikulli paraprakSot bëhen homazhe për Adem Demaçin
Artikulli tjetërFutbollisti i njohur shfaqet në skena ‘hot’ nga pushimet me të dashurën super seksi