Zjarri, ndërpritet qarkullimi në autostradën Shkup-Veles

Është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në autostradën Shkup-Veles, ndërsa për momentin makinat mund të qarkullojnë vetëm nga rruga e vjetër.

Marketing

“Nga ora 18:10 në autostradën Shkup-Veles, nga kryqëzimi i fshatit Bashino deri në hyrje të qytetit të Velesit është ndërprerë qarkullimi, ndërsa makinat janë ri riorientuar që të kalojnë përgjatë rrugës regjionale nga liqeni Mladost për në Veles”, thuhet në raportin LAMM.

Më herët është raportuar se për shkak të zjarrit të madh, dhe sasisë së shtuar të tymit pranë liqenit të Velesit, është zvogëluar dukshmëria në rrugë.