Zjarri përfshin Karadakun e Shkupit

Një zjarr i madh ka rënë sonte në mbrëmje në zonën e Malësisë së Karadakut të Shkupit, mes fshatrave Bërnjancë dhe Strçincë.

Marketing

Sipas informatave të para ekipe të zjarrfikësve të Shkupit ndodhen tashmë në terren dhe po përpiqen të venë flakët nën kontroll.

Sipas asaj që mund të shihet edhe nga video-materiali i siguruar nga Alsat, zjarri është përhapur në një vijë të gjatë nga fshatrat në drejtim të malit Karadak. Tani për tani nuk dihet nëse banorët e zonës apo prona janë në rrezik.

Marketing