Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë te skuadra e Milan.

Ylli suedez i futbollit, Ibrahimovic, është në fundin e kontratës me skuadrën e Milan dhe pikëpyetjet janë të mëdha mbi të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Ibra ka vendosur të vazhdojë me ‘Rosoneri’.

Lojtari thuhet të jetë bindur që të vazhdojë punën me Stefano Pioli, kurse për kushtet personale të kontratës do të diskutohet ditët e ardhshme.

38 vjeçari ka pasur një impakt masiv në progresin e Milan gjatë këtij sezoni, duke ndihmuar shumë skuadrën si në fushë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

Mbetet të shihet se çfarë marrëveshje do të arrihet mes Milan dhe Ibra, nëse një do të arrihet.