Zonja e parë hap rezidencën presidenciale për fëmijët

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në rezidencën presidenciale ka pritur fëmijët nga “Projekti lumturia”. Kreu i shtetit në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga atmosfera në oborrin e rezidencës presidenciale.

Marketing

“Ka kohë që nuk kam pasur një pasdite të këtillë të mrekullueshme! Kishim mysafir nga Kumanova, Shkupi, Kavadari … U njohëm, hëngrëm pica, dhe ndërtuam origami. Do ta vazhdojmë shoqërimin me shumë fëmijë nga Projekti lumturia!Rezidenca e presidentit prej sot do të jetë e hapur për tu shoqëruar. E falënderoj Davidin, Brajanin, Stefanian, Boshkon dhe fëmijët e tjerë për gjithçka që na mësuan” ka shkruar presidenti Pendarovski.

Marketing