“Zonja” i lë targën Inter, por mbrojtja shqetëson Sarrin, CR7 për rekord

Të gjesh defekte tek një ekip që fiton dhe kryeson është e vështirë. Juve vijon ecurinë rekord në shtëpi, thyen edhe Parmën për tu shkëputur me 4 pikë nga Ineri i vendit të dytë. “Zonja e Vjetër” i falet sërish CR7, autor i një “dopjete”, kjo ishte ndeshja e tij e shtatë radhazi që shënon të pakën një gol, 11 gola në total në 7 ndeshje.

Marketing

C.Ronaldo është rikthyer në formën e tij më të mirë, kjo ishte një mbrëmje speciale për portugezin pasi shndërrohet në futbollistin e vetëm nga 5 kampionët më të rëndësishme, që shënon minimalisht 15 gola në 14 sezone radhazi. Që nga sezoni 2006/07, CR7 nuk është ndalur më duke arritur në total në kuotën e 413 golave, shifra të pabesueshme. Ronaldo po e bën pjesën e tij por sfida kundër Parmës dhe në përgjithësi ky sezon i Juves duhet analizuar pasi jo të gjithë shifrat janë të kënaqshme.

Sarri
Sarri

Miti i një ekipi bunker është zbehur ndjeshëm pasi Juve ka pësuar 19 gola në 20 javë, më keq se Inter e Lazio. Në 14 nga 20 ndeshje, Juve ka pësuar minimalisht një gol, jo vetëm kaq, bardhezinjtë e kanë të vështirë të mbyllin një ndeshje pasi 12 nga 16 fitoret i kanë arritur me një gol avantazh. Me pak fjalë, ndaj Parmës ishte një fitore që duhet shijuar por dhe analizuar, Sarri ka ende shumë për të bërë.

Marketing