Zoran Milanoviç president i ri i Kroacisë

Ish kryeministri, Zoran Milanoviç, ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci.

Marketing

Tani janë numëruar më shumë se 99% e votave dhe Milanovic po prin me 53%. Kandidatja Kolinda Grabar Kitaroviq ka 47% dhe me gjasë do të humb postin e presidentes që e ka mbajtur këto pesë vitet e fundit. ajo ishte presidentja e parë femër e vendit.

Rezultati është një barometër shqetësues për partinë konservatore që është në pushtet dhe ka ekzekutivin. Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen në fund të këtij viti.

Kroacia gjashtë muajt e parë të këtij viti do të mbajë presidencën e Këshillit Europian.

Milanovic ka falënderuar mbështetësit dhe vullnetarët në fushatën e tij, por nuk e ka shpallur ende fitoren deri në publikimin e rezultateve përfundimtare.
Milanovic ka qenë kryeministër i Kroacisë për pesë vite, dhe ishte në zyrë kur u antarësua Kroacia në BE.

Marketing