Zoran Mileski – Kiçeec në pyetje në Prokurori

I dyshuari i dytë për rastin “Reket”, Zoran Mileski – Kiçeec, i cili gjendet në paraburgim në Shtukë, sot është sjellë në Prokurorinë për krim të organizuar për t’u marr në pyetje, konfirmojnë nga Prokuroria Publike.

Marketing

Kiçeec dhe Bojan Jovanovski, tani për tani janë të vetmit të dyshuar për rastin “Reket” dhe gjenden në paraburgim në burgun e Shutkës. Prokuroria të dy i akuzon për vepër penale “marrje e shpërblimit në mënyrë të kundërligjshme”, ndërsa i dyshuari i parë Jovanovski edhe për “larje parash dhe të ardhura tjera prej veprave ndëshkuese”.

Hetimin për “Reket” në Prokurorin Publike e drejton shefja për krim të organizuar Villma Ruskoska.
Sot në PP për rastin “Reket” është marrë në pyetje edhe pensionistja Liljana Todorovski, e cila është nënshkruese e projektit për qendër evropiane të Lidhjes ndërkombëtare Bojan Jovanovski – Boki 13.

Nesër në PP për rastin “Reket” është thirrur në pyetje dhe prokurorja speciale publike Katica Janevaq e cila së bashku me prokuroren Lile Stefanova u përmendën në bisedat e incizuara dhe videot që i publikoi internt edicioni i gazetës italiane “La Verita” në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Marketing