Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras mbetën pa çmimin Nobel për Paqe

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’ia ndajë çmimin Nobel për Paqen për vitin 2019 kryeministrit të Etiopi, Abij Ahmed Ali.

Marketing

Kryeministri etiopas është nderuar për përpjekjet e tij për të arritur paqen dhe për të zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare me Eritrenë fqinje, thuhet në arsyetimin e çmimit. Ai u zgjodh nga një listë me rreth 300 kandidatë dhe organizata dhe u konsiderua si një nga favoritët.

Ndërsa mes kandidatëve ishin Kryeministri ynë Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë Alexis Cipras. Ata vitin e kaluar i nominoi ish-fituesja nga Tunizia, Uide Bushamui për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe mbylljen e një kontesti gati për tre dekada për emrin.

Ajo erdhi në Shkup dhe Athinë, ndërsa Zaevi dhe Ciprasi me kënaqësi e pranuan nominimin, duke argumentuar se marrëveshja do të çonte në pajtimin midis Shkupit dhe Athinës dhe hap perspektivat midis dy vendeve. Përndryshe, emrat e laureatëve Nobel janë shpallur gjithmonë midis 7 dhe 14 tetor. Çmimi Nobel për Paqe për këtë vit është rreth 1 milion dollarë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 10 dhjetor në Oslo, Norvegji.