Zoran Zaev takon për herë të parë kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Komeve të Bashkuara në Nju Jork, të martën, më 24 shtator është paraparë takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Marketing

Siç njoftojnë nga AIM, Ky takim do të jetë i parë i tyre, ndërsa Mitsotakis derisa ishte në opozitë kundërshtonte Marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.Mitsotakis nesër shkon në Nju Jork, ku do të merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, ndërsa përveç kryeministrit Zaev, sipas informacioneve nga Athina, është paraparë takime bilaterale edhe me kryetarin e SHBA-ve, Donald Trump dhe me kryetarin e Turqisë Recep Tayip Erdogan.Delegacioni i Maqedonisë së Veriut përveç kryeministrit Zaev përbëhet edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini