Zorica Zaeva është duke u shoqëruar me Beti Baziana derisa zgjat takimi në Qeveri

Bashkëshortet e dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, janë duke u shoqëruar me njëra-tjetrën në një takim privat deri sa zgjat takimi zyrtar i delegacionit grek në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Fokus.mk.

Marketing

Cipras sot në mëngjes arriti në aeroportin e Shkupit, i shoqëruar nga partnerja e tij, Beti Baziana. Nga Qeveria konfirmojnë se bashkëshortet do të kenë programin e tyre.

“Bashkëshortet janë këtu dhe të dyja kanë program që nuk është publik”, thonë nga Qeveria për “Fokus”.

Marketing