Zuckerberg kërkon ndihmën e qeverive për të monitoruar përmbajtjet online

Mark Zuckerberg thotë se rregullatorët dhe qeveritë e vendeve duhet të luajnë një rol më aktiv në kontrollimin e përmbajtjeve të internetit.

Marketing

Në një OP-ED publikuar për Washington Post, shefi ekzekutiv i Facebook thotë se përgjegjësia për monitorimin e përmbajtjeve të dëmshme është shumë më e madhe për tu marrë përsipër nga kompanitë.

Ai bëri thirrje për ligje që adresojnë tre hapësira: “Përmbajtje të dëmshme, integritet zgjedhor, privatësi dhe portabilitet të dhënash.”

“Ligjvënësit më thonë se ne kemi shumë fuqi mbi fjalën e lirë dhe për fat jo të mirë është e vërtetë,” shkruan Zuckerberg. Ai tha se kompania e tij është duke kritikuar një “trup të pavarur që njerëzit të mund të apelojnë vendimet tona.”
Ai gjithashtu përshkruan disa rregulla që thotë se do të dëshironte ti shihte të implementoheshin tek kompanitë teknologjike.

Këto rregulla duhet të jenë të barabarta për të gjitha shërbimet dhe uebsajtet online për të parandaluar përhapjen me shpejtësi të përmbajtjeve të dëmshme.

Çfarë kërkon Zuckerberg?
Zuckerberg bëri thirrje që këto rregullore të implementohet:
Rregullore e përbashkët për të gjitha sajtet e medias sociale përpiluar nga autoritete rregullator për të kontrolluar përhapjen e përmbajtjeve të dëmshme

Të gjitha kompanitë teknologjike madhore duhet të publikojnë një raport të transparencës çdo tre muaj
Ligje më të forta rreth botës për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe standarde të përbashkëta për të identifikuar aktorët politikë

Ligje që nuk aplikohen vetëm ndaj kandidatëve dhe zgjedhjeve por edhe fenomeneve politike
Standarde të reja industrie të cilat kontrollojnë sesi fushatat politike përdorin të dhënat për të shënjestruar votuesit online
Adoptimin e një ligj të ngjashëm me GDPR nga vende të tjera të botës

Standardizim global të këtyre ligjeve
Rregulla të qarta rreth përgjegjësisë për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve

Letra e hapur, e cila do të publikohet edhe në disa gazeta të tjera Evropiane vjen në një kohë kur rrjeti social përballe me pyetje rreth skandalit Cambridge Analytica.

Sajti gjithashtu është kritikuar sepse nuk ka arritur të parandalojë përhapjen e videove të atentatit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re. Videoja ishte kopjuar 1.5 milionë herë dhe transmetuar live në Facebook.

Marketing