Zv/ drejtori Abdullahi me njoftim të rëndësishën për bujqit

Zëvendës drejtori i Agjencisë për Përkrahjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Remzi Abdullahi përmes një statusi në fejsbuk njofton se bujqit kanë mundësi edhe 1 muaj deri në përfundimin e afatit për aplikim,
Për gjith të interesuarit edhe një sqarim i shkurtë:

Marketing

Objektivat e masës “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”(masa 7)

Objektivat e përgjithshme:

Qëllimi kryesor i kësaj mase është të inkurajojë punësimin duke krijuar vende të reja pune dhe duke mbajtur ato ekzistuese, gjë që rrit nivelin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale, përmirëson cilësinë e jetës dhe zvogëlon depopullimin rural.
Diversifikimi është i domosdoshëm për zhvillimin, rritjen e punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, gjë që kontribuon në një ekuilibër më të mirë territorial, si ekonomikisht ashtu edhe shoqëror.

Objektivat specifike:
Të mirëmbajë aktivitetet bujqësore në zonat rurale duke ofruar shërbime të caktuara;
Zhvillimi dhe promovimi i turizmit rural;
Zhvillimi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla jo-bujqësore bazuar në burimet lokale dhe që lidhen me përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale;
Të ruajë dhe zhvillojë aktivitetet tradicionale artizanale;
Promovon sipërmarrjen në zonat rurale.

Mbështetja financiare e siguruar nga masa

🟢Vlera minimale e kostove totale të pranueshme të investimit të propozuar (projektit) për këtë masë nuk mund të jetë më e ulët se 1,500 euro në kundërvlerë në denarë duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ndërsa vlera maksimale e kostove totale të pranueshme të investimit të propozuar (projekti) për këtë masë nuk mund të jetë më i lartë se 1.000.000 euro në kundërvlerë me denarë duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).
🟢Mbështetja maksimale financiare që mund t’i jepet një përfituesi sipas kësaj mase është 1,500,000 euro në ekuivalent denar, duke mos përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për tërë periudhën e zbatimit të Programit.
🟢Mbështetja totale financiare (75% e mjeteve të BE + 25% bashkëfinancimi nacional) e paguar në formën e bashkëfinancimit të investimit sipas kësaj mase është deri në 65% të kostove totale të pranueshme të investimit.
🟢Përfituesit mund të paraqesin disa projekte nën këtë masë gjatë zbatimit të Programit me kusht që të mos tejkalohet mbështetja maksimale totale financiare dhe kërkesa përfundimtare për pagesë për projektin e zbatuar më parë të paraqitet në Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

✅Projekti është i pranueshëm për bashkëfinancim nëse lokacioni ku planifikohet të realizohet investimi ndodhet në një zonë rurale në përputhje me “Listën e zonave rurale.

Marketing