Zv drejtori Avni Rustemi në vizitë të klubit të boksit Box Klub Shkëndija No Limit

Zv drejtori i agjencisë për rini dhe sport Avni Rustemi ka vizituar klubin e boksit box klub Shkëndija bo limit, përcjellë Aktuale.mk

Marketing

Rustemi në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

“Në vazhdën e takimeve me klube të sportit dhe sportist, kisha kënaqësinë që në cilësinë e zv. drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport të vizitoi Box Klub Shkëndija No Limit dhe kampionin në boks, Lulzim Ismaili.

Unë personalisht dhe Agjencia per rini dhe sport mbështesim në çdo hap dhe formë klubet e sportit dhe sportistët që korrin suksese ashtu si Lulzim Ismaili sepse ata jo vetëm që janë partnerët tanë më të rëndësishëm, por dhe na bëjnë të ndjehemi krenarë kudo që triumfojnë me suksese”.

Marketing