Zv.drejtori i doganave z. Irfan Buçi po merr pjesë në takimin rajonal të drejtorëve të përgjithshëm të administratës doganore të Ballkanit Perendimorë.

Takimi rajonal informal i nivelit të lartë i drejtorëve të përgjithshëm të administratave doganore të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë. Takimi i drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Rajonit u mbështet nga USAID, IFC (pjesë e Bankës Botërore) dhe HMRC (Shërbimi Doganor i Mbretërisë së Bashkuar).

Takimi i Tiranës vjen si vazhdimësi e Takimit Rajonal Informal të Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (ëB6) – që u organizua nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë më 1 Dhjetor 2017 në Shkup, takim i cili ishte pikënisje për bashkëpunimin e mëtejeshëm ndërmjet autoriteteve doganore të rajonit me qëllim lehtësimin e tregtisë.